Aktiviteti trajnues me temë: “Metodat e kërkimit dhe analiza e çështjeve gjyqësore”

Shkolla e Magjistraturës, më datë 6 nëntor 2024, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Metodat e kërkimit dhe analiza e çështjeve gjyqësore”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës.

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspertë: Aida Bushati dhe Elsa Toska

Lehtësues: Enisa Shahini

Qëllimi i këtij trajnimi është: Të rriten njohuritë dhe kompetencat kërkimore dhe analitike të këshilltarëve dhe ndihmësave ligjorë me qëllim përmbushjen e  detyrimeve ligjore  dhe lehtësimit të punës së trupës gjyqësore në drejtim të rritjes së cilësisë dhe qartësisë së vendimeve gjyqësore. Rritje e aftësive të shkrimit dhe të arsyetimit ligjor dhe përgatitjes së dokumenteve (memo, opinione, relacione, projektvendime) nga ana e këshilltarëve dhe ndihmësave ligjorë.

Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore - pyetje përgjigje) dhe ushtrimeve me raste dhe kazuse praktike. 

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  • Identifikimi i detyrave të këshilltarëve dhe ndihmësave ligjorë - natyra e dokumenteve (memo, opinion, projektvendim);
  • Burimet e ndryshme ligjore (teksti i ligjit/ marrëveshjet ndërkombëtare, relacioni, doktrina, jurisprudence, precedenti i  gjykatave vendase dhe të huaja, raportet studimet);
  • Hierarkia e burimeve, roli i doktrinës dhe jurisprudencës ndërkombëtare;
  • Kërkimi i ligjit dhe jurisprudencës, përdorimi i platformave të kërkimit (qpz, HUDOC, CURIA, etj), Gjestikulimi; Ekspresioni fytyrës; Kontakti i syve; Pozicioni i trupit; Gjendja emocionale.
  • Identifikimi i normave kushtetuese dhe analiza kushtetuese e çështjeve gjyqësore;
  • Përcaktimi  dhe krijimi i standardeve jurisprudenciale kushtetuese dhe përdorimi i tyre në çështjet konkrete; 
  • Autoritetet detyruese dhe bindëse për zbatim në analizën për marrjen e vendimeve në çështjet gjyqësore;
  • Arsyetimi dhe struktura e vendimit gjyqësor.
  • Raporti i ndihmës magjistratit/ këshilltarit ligjor me gjyqtarët dhe administratën gjyqësore
  • Përgjegjësitë e këshilltarit ligjor në raport me procesin e rregullt ligjor
  • Teknikat e hartimit të relacionit, elementët e formës dhe përmbajtjes. 
  • Roli i këshilltarit ligjor në identifikimin dhe parashtrimin e fakteve kyçe
  • Analizimi i çështjes gjyqësore. Identifikimi i praktikave të ngjashme, jurisprudencës së GJK dhe GJL si dhe  jurisprudencës së huaj, relevante në zgjidhjen e çështjes.

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë këshilltarë dhe ndihmës ligjorë të Republikës së Shqipërisë.